Sekretari i shtetit i Georgias ka njoftuar një rinumërim me dorë të të gjitha votave.
Joe Biden kryeson në këtë shtete me rreth 14 mijë vota, tha sekretari Brad Raffensperger.
“Kjo do të jetë ajo që ne ta vërtetojmë, ky do të jetë numërimi i fundit”, u tha ai gazetarëve, raporton BBC.
“Do të jetë një auditim, rivlerësim dhe rinumërn të të gjitha votave. Do të jetë një proces i plotë”, shtoi sekretari.
Raffensperger shtoi se Georgia ishte në të njëjtën pjesë të procesit zgjedhor si shtetet e tjera, si Karolina e Veriut dhe Teksasi, por ato shtete nuk kishin një diferencë kaq të ngushtë.
“Ne e kuptojmë rëndësinë kombëtare”, shtoi ai. “Ne po e bëjmë këtë sepse ka me të vërtetë kuptim… Ne duhet të kryejmë një auditim në të gjithë vendin”, shtoi ai.
Ndryshe, Biden deri më tani llogaritet se ka siguruar votat e nevojshme elektorale që të shpallet president i ri i SHBA-së.