Sekretari i shtetit të Georgias, Brad Raffensperger, ka konfirmuar se do të ketë rinumërim të votave në këtë shtet.
“Do të ketë rinumërim në Georgia”, ka deklaruar Raffensberger në Atlanta, duke premtuar transparencë të plotë në këtë proces.
Duke marrë parasysh garën e ngushtë që po zhvillohet në Georgia, është pritur që në këtë shtet do të ketë rinumërim.
Deri më tani, Joe Biden është në avantazh ndaj Donald Trumpit me vetëm 1.579 vota në Georgia.