Aktori amerikan George Clooney së fundmi luajti i ftuar në një podcast të Mark Maron, të titulluar “WTF with Marc Maron”, ku kujtoi momentin kur ai dhe gruaja e tij Amal mësuan se po prisnin binjakë.
“Për të sqaruar disa gjëra, nuk doja të martohesha, e lëre më të kisha fëmijë. Dhe më pas ai person i mahnitshëm erdhi në jetën time dhe e humba mendjen për të. E dija që në momentin e parë që gjithçka do të ishte ndryshe”, filloi historinë e Clooney dhe shtoi:
“Nuk e kisha ëndërruar kurrë që do të kisha binjakë. Ishte një moment për t’u kujtuar. Ne ishim te doktori dhe ai vendosi një foto me ultratinguj para tij dhe tha: ‘E mrekullueshme, këtu është një djalë’ dhe unë isha i emocionuar që kisha një djalë. Dhe më pas ai tha: “Ka një vajzë.” Pastaj thjesht mendova “Pse atë!” Motra e Amalit ka binjakë dhe unë mbeta i shtangur. Mezi isha gati për një fëmijë, por sot nuk jam penduar. Falë Zotit që kemi pasur njëri-tjetrin gjatë kësaj pandemie”.
Aktori ka kujtuar edhe momentin kur bashkëshortja e tij Amal dhe ai filluan të mendonin për krijimin e një familjeje.
“Ne ishim të martuar për rreth një vit dhe më kujtohet një natë ishim me shoqe që kishin fëmijë, fëmijë shumë të zhurmshëm. Unë dhe Amal dolëm për një shëtitje dhe filluam të flisnim. Të dy pranuam me njëri-tjetrin se ishim të lumtur dhe më pas ajo shtoi se duhet ta ndajmë lumturinë dhe dashurinë tonë me dikë tjetër”, zbuloi Clooney, duke thënë se kishte menduar vetëm për një minutë.
“Pastaj thjesht thashë: Nëse je pro, mund të provojmë. Më duhet të pranoj se e gjithë situata ishte emocionale, sepse isha i bindur se nuk do të kisha kurrë fëmijë dhe tashmë isha pajtuar me atë vendim”./FrontOnline/