George Clooney me trishtim komentoi rolin e tij në filmin e vitit 1997 ‘Batman dhe Robin’, të cilin shumë e konsiderojnë filmin më të keq superhero të të gjitha kohërave. I pyetur nëse ai do të përsëriste rolin e tij në filmin “The Flash” dhe do të ringjallte personazhin e Batman, aktori hollivudian ishte i qartë se kjo nuk do të ndodhte.
“Ata as nuk më pyetën mua”, u përgjigj Clooney, dhe ndoshta shtoi: “Kur shkatërroni një ekskluzivitet siç bëra unë, ata zakonisht të urrejnë”.
“Ai nuk më lejon ta shikoj”, tha gruaja e Clooney, Amal, duke vënë në dukje se ajo me siguri është një nga të paktët që nuk pati mundësinë të shihte sagën për superheroin e famshëm nga Gotham. Pavarësisht ankesave të saj, aktori nuk hezitoi: “Unë dua që gruaja ime të më respektojë”, tha ai, duke i dhënë kështu fund mundësisë së mëtejshme të diskutimit të një projeksioni privat të debaklit për të cilin ai padyshim që ka turp.
Clooney aktualisht është duke promovuar filmin e tij të ri “The Tender Bar”, një dramë me Affleck, Lily Rab dhe Ty Sheridan. Ky është projekti i parë në të cilin Clooney dhe Affleck kanë punuar së bashku që nga viti 2012, kur prodhuan thrillerin politik “Argo”./FrontOnline/