Genta Ismajli konsiderohet si njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.
Jeta e saj cdo herë është në qendër të vëmendjes nga mediat.
Genta është e martuar dhe në janar të këtij viti u bë nënë për herë të parë.
Këngëtarja nga Gjilani solli në jetë binjakët, një djalë dhe një vajzë emrat e të cilëve janë Ive Blue dhe Icon.
Ndërsa së fundmi ka realizuar një fotosesion të ri.
Ajo shihet pranë partnerit të saj, Huseyin Usta, ndërsa të dytë mbajnë në duar dy fëmijët e tyre.
“Familja”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e fotove, në të cilat pranoi komente të shumta nga ana e fansave.
Kujtojmë se në Janar të këtij viti, Genta publikoi këngën “Bad Bitch” në bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh dhe producentin Phat Crispy që erdhi edhe me klip.