Genta Ismajli tanimë është nënë e dy fëmijëve.
Këngëtarja kosovare dhe biznismeni turk Usta para disa javësh janë bërë prindër për herë të parë.
Ata janë gëzuar me ardhjen në jetë të dy binjakëve të cilët i kanë pagëzuar me emra mjaft unik.
Ivy Blue dhe Icon mbajnë emrin fëmijët e Gentës dhe të Ustës.
Derisa para pak minutash këngëtarja ka postuar disa imazhe të reja të binjakëve nga fotosesioni i realizuar ditë më parë.
Përndryshe, para pak ditësh Genta, Usta dhe binjakët janë bërë imazh i kopertinës së revistës “Global Woman”.