Gjiganti amerikan i makinave, General Motos aktualisht po zhvillon rripa të sigurimit me ngrohje.
Regjistrimet e patentave të publikuara nga uebsajti amerikan GM Authority tregojnë se General Motors është duke punuar në rripat e sigurimit të prehrit që mund të ngrohen në mënyra të ndryshme.
Një dizajn përdor një material poroz i cili mund të lëshojë ajrin e ngrohur nga sistemi i ventilimit të makinës, derisa një tjetër përdor elementë termoelektrikë për të krijuar nxehtësi – në të njëjtën mënyrë si funksionojnë sediljet me ngrohje ose batanijet elektrike.
Megjithatë, General Motors nuk është e para që ka shfaqur idenë e një rripi me nxehtësi.
Në janar të këtij viti, një gjigant gjerman i pjesëve të automobilave ZF – ndoshta më i njohur për furnizimin e transmisioneve automatike me gjashtë shpejtësi për linjën BMW dhe “Ford BA Falcon and Territory” – publikoi detaje të rripit të saj të sigurimit me ngrohje.
ZF argumentoi se diçka si një rrip sigurie me ngrohje mund të sigurojë komoditetin e shoferit dhe pasagjerit, duke çliruar gjithashtu energjinë e përdorur normalisht për sistemin e ngrohjes dhe ventilimit – duke rezultuar në një rritje të distancës së drejtimit deri në 15 për qind në makinat elektrike./FrontOnline/