×
  • Lajme
  • Lajme

    Geci zbulon bisedën me Konjufcën: 13 minuta kemi folë, Kurti duhet të kërkojë falje publike fillimisht

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Gani Geci ka dhënë detaje nga biseda e tij me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht diskutimin që kishte me Glauk Konjufcën ku i kërkohej votë për qeverinë e Albin Kurtit.

    ”Më datën 14, unë jam thirr në telefon fillimisht një mik i imi ka tentuar të krijojë lidhje që unë të shkojë në zyret e VV-së apo Kuvendit të Kosovës”.

    ”Unë u kam thënë a ka Glauk Konjufca punë me mu, a unë me Glaukun. A bënë me të thirrë në telefon? Dhe më kanë thirë në telefon, 13 minuta kemi folë”, deklaroi ai ndër tjera për Rubikon në Klan Koosva.

    ”Vetëm për me folë me mu dhe familjen time, Albin Kurti duhet të kërkojë falje publike për shkrimin e rrejshëm kundër familjes time më datën 8/10/2024, e më pasë ai të vijë në odë e të flasim për këtë çështje”.

    ”Por, fillimisht ta fshijë shkrimin. Ne kemi shkru një letër zyrtare, me datën 9, është e protokolluar letra, dhe ai nuk është marrë me këtë, dhe kur e ka parë që s’ka numra, ka dërgu sekserë”.

    ”I kam miq ata njerëz. Unë ua kam çu letrën e bacit Lilë, Glauk Konjufcës dhe u kam thënë me kërku falje publikisht”.

    ”Ata janë tutë. Janë tranu prej tute- thash e pse po tutni bre burra. U tutshin ja ka incizu, këto sene edhe nuk i lëshoi. Ata po kërkojnë pushtet dhe nuk është fjala për bllokimin e situatës”.

    Ai përmendi ndër tjera edhe një kërkesë tjetër që kishte arritur vite më parë nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton klankosova.tv.

    ”Në vitin 2021, bile atëherë mi kanë pasë ofru dy zëvendësministra dhe dy ambasadorë, dhe vajza ime me u bo shefe e grupit parlamentar e Listës Guxo”.

    ”Këto sene nuk i lëshoj, këto sene më vyjnë më vonë”.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në gjykimin për vrasjen e A.Zh., në Gllamnik të Podujevës, Gjykata Themelore në Prishtinë mbajti seancë për caktimin e lartësisë dënimit për...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.