Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka vlerësuar se vëllai i komandantit legjendar Adem Jasharit, Rifat Jashari, duhet t’i prijë një iniciative, për bashkimin politik të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, raporton Front Online.
Sipas tij, me këtë bashkim politik, pastaj të luftohet Serbia.
“Rifat Jashari duhet t’i prij kësaj iniciative, dhe në atë iniciativë të bashkohet edhe Josefina Topalli, dhe të fillojnë nga Kosova, sepse kemi probleme të pazgjidhura. Të pajtohemi politikisht dhe ta luftojmë Serbinë së bashku”, ka thënë ai në Prime Time./Front Online