Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka vlerësuar se paraqitja e ish-kreu i PDK-së, Kadri Veselit, para dhomave të specializuara, ka qenë më e mira për Kosovën, raporton Front Online.
Geci ka thënë se mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi, duke e përmendur presidentin amerikan Joe Biden, nuk ka qenë relevante, ndërsa deklaratat e deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka qenë emocionale, por jo më e mirë se e Veselit.
“I kam shikuar që të katërt. Mbrojtja më e mirë mu ka dok e Kadri Veselit, edhe prej Kosovës dhe vetës së tij. Nuk ka bërë ndonjë retorik apo patriotizëm”, ka thënë ai në Prime Time./Front Online/