Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla, ka publikuar dokumentin ku Zyra e Kryetarit të Komunës në Pejë ka dhuruar ndihmë prej 2.500 eurove ndaj Milosh Dimitrijevic nga fshati i Gorazhdecit në Pejë.
Dimitrijevic njihet si kryetar i strukturave paralele serbe për rajonin e Pejës dhe në të kaluarën e kishte quajtur veten “kryetar të komunës serbë të Pejës”.
“Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ia paska dhënë 2500 euro nga paratë e qytetarëve Millosh Dimitrijeviq nga Gorozhdeci, që njihet si Kryetar i Strukturave Paralele në Pejë. Serbia po ndihmohet në Kosovë më këso veprime e me njerëz si Gazmend Muhaxheri, a në anën tjetër, varfëria po lulëzon në Pejë. Trup!”, thotë Syla në postimin e tij në Facebook.