Kryetari i Pejës njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, del se ka një pasuri të madhe.
I pari i Pejës në deklarimin e tij që ka bërë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit del se ka pasuri të paluajtshme që kap vlerën prej mbi 2 milion e 300 mijë euro, shkruan FrontOnline.
Muhaxheri ka deklaruar se në pasurinë e tij të paluajtshme ka katër shtëpi dhe katër toka dhe po ashtu objekte tjera.
Gazmend Muhaxheri ka të hyra vjetore prej mbi 50 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbi 18 mijë euro të hyra vjetore. Si kryetar i Pejës, në vit Muhaxheri merr mbi 15 mijë euro në vit ndërsa nga qeradhënia mbi 33 mijë euro.
Ndërkaq, Muhaxheri para të gatshme në institucionet financiare ka deklaruar se ka 10 mijë e 287 euro/FrontOnline/