Xhiro e fundit e kampionatit slloven solli një dramë të madhe dhe triumfin e Muras ndaj Mariborit, në një duel direkt për titullin e kampionit.
Sidoqoftë, përveç suksesit historik të Muras, vëmendje mori edhe gazetarja e “Planeta TV”, Sara Pakiz, e cila u akuzua se intervistoi futbollistët në gjendje të dehur, shkruan FrontOnline.
Gjegjësisht, Sara bisedoi me futbollistët e të dyja skuadrave në pjesën e parë të ndeshjes dhe ishte e qartë se diçka e çuditshme po ndodhte.
Pas pak, Sara u akuzua se ishte e dehur, dhe më pas u justifikua se kishte probleme teknike me kufjet.
Ndryshe, Mura fitoi 3:1 dhe u bë kampione e Sllovenisë./FrontOnline/