×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja shqiptare në Maqedoni: Përçarja e shqiptarëve do të ndikojë në dobësimin tonë kundrejt palës maqedonase

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Kryeredaktorja e medias shqiptare ‘’Portalb’’ nga Maqedonia e Veriut, Elida Zylbeari, për FrontOnline thotë se duhet pritur se me çfarë kushtesh do të paraqitën partitë shqiptare të opozitës të cilat do të negociojnë me VMRO-DPMNE, partinë fituese të zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore.

    ‘’Deri në formimin e Qeverisë së re ende ka kohë, le të shohim njëherë se me çfarë kushtesh do të paraqiten partitë shqiptare të opozitës, të cilët sipas gjitha gjasave do të negociojnë me partinë maqedonase e cila doli fituese’’ thotë ajo.

    Zylbeari për FrontOnline, thekson se përçarja e shqiptarëve ndikon shumë në dobësimin e pozitës shqiptare kundrejt palës maqedonase, e cila sipas saj ka treguar nacionalizëm të fuqishëm.

    ‘’Përçarja e shqiptarëve ndikon shumë në dobësimin e pozitave të shqiptarëve kundrejt palës maqedonase e cila ka treguar një nacionalizëm të fuqishëm dhe ka arritur të mbledhë votat në elektorat me fushatë kundër-shqiptarëve. Përçarja e shqiptarëve ia siguroi censusin kandidates së VMRO-DPMNE-së dhe pamundësoi idenë e shqiptarëve që presidenti të zgjidhet në parlament’’ potencon ajo.

    Po ashtu, ajo thotë se kjo përçarje do të ndikojë shumë edhe në vendosjen dhe realizimin e kushtit për hapjen e kushtetues e cila mundëson euro-integrimin e RMV-së.

    ‘’Kjo përçarje do të ndikojë ende më shumë në vendosmërinë dhe fuqinë e partisë shqiptare në vendosjen dhe realizimin e kushtit për hapjen e kushtetutës e cila mundëson euro-integrimin e Maqedonisë, kusht që do të vihej ndaj parëtisë maqedonase kur të kërkojë koalicion me partinë shqiptare’’ tregon tutje ajo.

    Për të është e saktë deklarata e kryeparlamentarit Glauk Konjufca se vota për VMRO-DPMNE është votë anti-shqiptare.‘’Deklarata e Konjufcës është e saktë, ndërkaq ende mbeten të panjohura motivet e vërteta të përkrahjes së Kurtit ndaj VLEN-it në Maqedoni’’ potencon ajo.

    Ndërkohë, gazetarja Zylbeari thekson se VMRO-DPMNE e ka rikthyer trupin votues të para dhjetë viteve dhe me numrin e votave të fituara, faktori shqiptarë vështirë se mund të bëjë trysni për realizimin e interesave shqiptare.

    ‘’VMRO-DPMNE e riktheu trupin votues të para dhjetë vjetëve dhe me këtë numër të madateve në Parlament, faktori shqiptar vështirë se mund të bëjë trysni sa i përket realizimit të interesave shqiptar, posaçërisht për integrimin e vendit në BE, duke kryer ndryshimet kushtetuese, gjë që VMRO thotë se nuk do ta bëjë. Nuk pres dallim nga qeverisja autokratike e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, pres qeverisje me theks nacionalist maqedonas, me institucione dhe media të partizuara dhe pa perspektivë evropiane’’ përfundon ajo për FrontOnline.

    Mes nacionalizmit dhe integrimit/ VMRO-DPMNE dhe VLEN e formojnë Qeverinë, përçarja do e dobësoj faktorin shqiptarë në RMV

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, hodhi poshtë çdo mundësi për një koalicion mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.