E ftuar ditën e sotme në media gazetarja Glidiona Daci është shprehur se personazhe të botës së krimit, përdorin vajzat e showbizit për të devijuar hetimin e prokurorisë.
Gjatë një interviste televizive, Daci theksoi se personazhet e ekranit përdoren nga krimi.
“Kemi vajza pafund të showbizit, ku personazhe të botës së krimit përdorin vajzat e ekranit në mënyrë që të kamuflohen dhe të fshihen pas tyre për të devijuar hetimin e prokurorisë. Janë rastet e fundit pa diskutim, ku personazhet e njohur të botës së krimit i kanë frikë. Personazhet e showbizit përdoren nga krimi”- theksoi ajo.
Ndërsa është ndalur te ndërtimet pa leje, gazetarja theksoi se shumë kompani hapen në emër të grave duke qenë marzhi i dënimit është më i ulët.