Një gazetare ka vrapuar për t’u kujdesur për një qen që ishte shpëtuar në mesin e mbeturinave të shkaktuara nga uragani Milton në Florida të ShBA-së.
Gazetarja e CBS News po përgatitej të dilte në transmetim kur qeni, i quajtur Benji, u kap pranë një shtëpie të shkatërruar.
Pronarët e qenit vdiqën kur tornado shpërtheu në Fort Pierce, në bregun lindor të Floridës, raportoi CBS.
Të paktën katër persona humbën jetën si pasojë e tornadove në të gjithë shtetin ndërsa u fut uragani Milton.
Zyrtarët nga St Lucie County, thanë se vdekjet ishin rezultat i të paktën dy tornadove që goditën zonën përpara se vetë Milton të mbërrinte vonë të mërkurën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.