Gazetarja mv e famshme sportive në botë, Diletta Leotta, ishte cak i një grabitje javën e kaluar, raportojnë mediat italiane.
Ajo ishte në shënjestër të hajdutëve ballkanas, shkruan FrontOnline.
Mediat italiane raportojnë se Diletta u vodh nga dy serbë, një kroat dhe një rumun.
Leotta ka qenë në shënjestër të hajdutëve ballkanas që një kohë të gjatë.
Ata kanë ndjekur lëvizjet e saj në rrjetin social “Instagram”.
Hajdutët i hynë në apartament dhe i vodhën 150 mijë euro para të gatshme.
Gjithashtu, u vodhën edhe bizhuteri, orë të shtrenjta “Rolex” si dhe çanta./FrontOnline/