×
  • Vip
  • Vip

    Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosova 3 se është ‘gay’

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2024

    Gazetari karizmatik dhe kontravers, Vullnet Krasniqi, ka nisur rrugëtimin e tij në formatin më të shikuar televiziv në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova 3, që më 18 tetor.

    Vullneti si asnjëherë më parë është rrëfyer te ‘Vëllai i Madh’ për gjithë jetën e tij, teksa për herë të parë dhe ekskluzivisht ka pranuar homoseksualitetin e tij, njofton Klankosova.tv.

    Në një rrëfim emocionues, ai ka treguar se si e ka kuptuar se është ‘gay’ dhe në çfarë vështirësi ka hasur në rrugëtimin e tij prej një burri që ka pëlqim për gjininë e njëjtë.

    “Unë e kam kuptu që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme e kjo ka ndodh diku sa isha në shkollën e mesme. Në shkollën e mesme në Drenas dhe në katunin tem ku unë jetoj, dashnia i ka taku një mashkulli dhe një femre dhe çdo diskutim për të kundërten ka qenë përqeshës dhe i ndaluar. Më vonë kur kam fillu me e eksploru vetën e kam kuptu që më shumë kam dashtë me i këqyr meshkujt sesa femrat – unë kam tentu disa herë me jetu jetën siç thonë të tjerët teksa hera e parë qe e kam kuptu që jam ‘gay’ ish dashtë me qenë zbulimi i vetës sikur gjithkund nëpër botë, por në Kosovë nuk është kjo mundësi”, u shpreh Vullneti.

    E gjithë kjo fazë siç thotë Vullneti ka qenë e rëndë dhe depresive, teksa vështirësitë e pranimit të seksualitetit të tij e bënin që të jetonte jetën mbi atë siç donin të tjerët ta shihnin. Por, siç thotë edhe vetë gazetari, të gjitha vështirësitë ishin edhe një rrugëtim i lumtur i pranimit të vetvetes.

    “Mua ky zbulim i vetvetës më ka çuar në një fazë depresive, teksa unë kam mbet duke u valvit në valët që të tjerët kanë dashtë me më çu. Më mbetet merak që fakti i seksualitetit tem ka qenë një proces i rëndë por edhe i lumtur që kam arrit që brenda 5-6 vjetëve që e kam pranuar brenda njerëzve të mi që unë mundem me dal me djem me bo çka të du me djem dhe që më pëlqejnë djemtë ka kalu në një rreth më të gjerë” u shpreh Vullneti.

    Tutje, ai u shpreh se duke e ditur ndikimin e shikueshmërisë dhe thyerjes së tabuve nëpërmjet Big Brother VIP Kosova, shpreson të jetë zëri i të gjithë atyre personave që kanë vështirësi në pranimin e seksualitetit të tyre, duke dashur që të njëjtëve t’u tregojë se nuk janë vetëm dhe se duhet ta jetojnë jetën ashtu siç duan ata e jo siç duan të tjerët.

    Por, për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.

    Nga Rubrika
    Vip28 Dhjetor 2024
    Pas Prime, Leo ishte i ashpër me banorët, duke iu thënë që të mos ndërhyjnë kur ai do të flasë. “Ju veç...
    Vip28 Dhjetor 2024
    Nata e mbrëmshme e ‘Prime’ solli shumë të papritura, me rikthime si dhe me njërin nga rrëfimet më emocionuese. Shumë debate, dinamika...
    Vip28 Dhjetor 2024
    Opionionisti i Big Brother VIP Kosova, Milaim Zeka, ka mbështetur Vullnetin pas deklarimit të orientimit të tij seksual. Zeka, mes tjerash, i...
    Të tjera
    Kronika28 Dhjetor 2024
    Një grua ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit gjatë ditës së premte. Sipas policisë, e ndjera ishte duke u trajtuar në...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Gjatë festave të fundvitit, për një ditë në Kosovë ndodhin mesatarisht 100 aksidente trafiku. Kështu bëjnë të ditur të dhënat e Policisë...
    Sport28 Dhjetor 2024
    Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka u nominua për golin e vitit nga Bundesliga. Bayer Leverkuseni, përmes rrjeteve sociale ka kërkuar nga fansat që...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Për të hyrë në Kosovë, bashkëvendësit po presin vetëm deri në dhjetë minuta. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar,...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme amerikane që të pauzojë zbatimin e ligjit që do të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci duke folur për “Front Online” ka kritikuar “Qeverinë Kurti” për mungesën e një plani të qartë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.