E ardhmja e Vedat Muriqit te Lazio ende nuk është qartësuar.
Edicioni i tij i parë me Lazion ishte për t’u harruar, derisa po flitet për një largim të mundshëm të 27-vjeçarit nga kryeqyteti italian, shkruan FrontOnline.
Njëra prej klubeve më të interesuara për transferimin e Muriqit është ish-klubi i tij, Fenerbahçe.
Megjithatë, gazetari turk, Zeki Uzundurukan ka raportuar se nëse sulmuesi i Kosovës rikthehet në Turqi, nuk e preferon Fenerbahçen.
Ai do të donte rikthimin në Turqi vetëm për Galatasarayn.
Lazio është i hapur për shitjen e Muriqit këtë verë, derisa për të interesohen edhe Eintracht Frankfurt dhe Borussia Monchengladbach./FrontOnline/