Në konferencën për media para ndeshjes me Kombëtaren me Suedinë ishte i pranishëm edhe mesfushori Arbër Zenelì.
Në mesin e shumë pyetjeve, njëri prej gazetarëve suedez të pranishëm në sallë e pyeti Zenelin që duke marrë parasysh faktin se ka luajtur për Suedinë dhe tani për Kosovën, a është i lumtur apo i hidhëruar me rikthimin e Zlatan Ibrahimoviç në radhët e Suedisë.
Në përgjigjen e tij Zeneli tha se është një ndjenjë e kombinuar.
“Është një ndjenjë e kombinuar. Edhe njëra edhe tjetra. Natyrisht se prania e tij e vështirëson punën tonë nesër, por në të njëjtën kohë jam i lumtur që do të luaj kundër idolit tim të fëmijërisë”, tha Zeneli.