Gazetari, Kushtrim Sadiku, ka konfirmuar largimin e tij nga televizioni Klan Kosova.
Për 11 vjet Sadiku ishte pjesë e këtij mediumi, si drejtues i një sërë emisionesh të rëndësishme nga sfera e politikës.
Largimi i Sadikut nga ky medium ishte përfolur tash e sa kohë, derisa sot ai e konfirmoi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.
“Falemnderit te gjitheve per 11 vjetet e shkelqyeshme ne Klan Kosova. Ishte e bukur per aq sa zgjati! ?”, shkroi Sadiku.