×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari i ekonomisë: Shtrenjtimi i rrymës i rritë fitimet e KEDS-it dhe KOSTT-it në kurriz të banorëve të varfër të Kosovës

    FrontOnline
    05 Prill 2025

    Gazetari i ekonomisë, Mehmet Gjata, ka kundërshtuar kërkesën e re për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e quajtur atë të paarsyeshme.

    Sipas tij, kjo kërkesë ndikon negativisht në popullatën e varfër të Kosovës.

    Gjata theksoi se kjo rritje është një masë për të rritur fitimet e furnizuesit dhe distributorëve turq, si dhe KOSTT-it, duke e ngarkuar më tej qytetarët.

    “Kërkesa për çmimin e rrymës, është e paarsyeshme dhe jashtë tendencave globale për ulje të çmimit të rrymës, që tashmë e kanë përfshirë tregun energjetik ndërkombëtar. Është kërkesë e furnizuesit dhe distributorit turk, si dhe e KOSTT-it për të rritur pa punë fitimin neto dhe për të mbushur arkat e tyre me para të kosovarëve varfanjakë, duke zhvatur dhe plaçkitur banorët e varfër të Kosovës”, ka deklaruar Gjata.

    Ai paralajmëroi se rritja e çmimit të energjisë do të godasë rëndë ekonominë dhe bizneset.

     “Do të goditet ekonomia dhe biznese të shumta. Bizneset kosovare mbi 1.100 sosh sa mendohet të përfshihen tregun e liberalizuar të energjisë elektrike (biznese me mbi 50 punëtorë dhe me 10 milionë qarkullim të parave) do ta kenë shumë të vështirë të gjejnë energji elektrike me çmime të përballueshme në tregun ndërkombëtarë”, ka thënë Gjata.

    Sot protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës, protestat do të vazhdojnë deri në tërheqjen e propozimit të ZRRE-së

    Nga Rubrika
    Lajme11 Prill 2025
    Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është përmbyllur faza e katërt e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe...
    Lajme11 Prill 2025
    Një person dyshohet të ketë rënë nga një objekt në Prishtinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur çaste më parë. Rastin për FrontOnline e...
    Lajme11 Prill 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se nesër e shtune do të ketë ngadalësim të qarkullimit  në pikën kufitare “Hani...
    Të tjera
    Lajme11 Prill 2025
    Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” ka thënë se ushtarët e UÇK-së nuk do të arrestohen më në Maqedoni...
    Sport11 Prill 2025
    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nderuar me mirënjohje, të ndjerin Isuf Lumi, i cili ishte Kryetar i parë i FBK-së...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Një ndihmës i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Rusi në mes të një stuhie diplomatike rreth luftës në...
    Lajme11 Prill 2025
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për pakënaqësitë e tij në lidhje me rezultatin zgjedhor të LDK-së. Ai ka kërkuar reflektim...
    Lajme11 Prill 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qëndrimet e LDK-së lidhur me bashkëpunimin me LVV-në për koalicion mbesin të njëjta dhe...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë janë regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës. Theksojmë se më 15 prill pritet të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.