Gazetari i “Blick”, Andreas Boni ka lansuar kritika të ashpëra për Zvicrën, në veçanti për futbollistët e helvetikëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Boni ka kritikuar paraqitjen e dy futbollistëve pas paraqitjes me vetura luksoze, tatuazhe dhe lyerje të flokëve, shkruan FrontOnline.
Coiffeur nach Rom eingeflogen: Das ist an Abgehobenheit schwer zu übertreffenhttps://t.co/JXE6mxy0QD
— Andreas Böni (@AndreasBoeni) June 15, 2021
“Shfaqja e Lambos, bërja e tatuazhëve dhe flokët – ky ekip kombëtar është shumë naiv. Kjo gjeneratë e lojtarëve është larguar nga baza, janë larguar nga njerëzit e zakonshëm. Është për t’u ardhur keq”, ka shkruar Boni.
Kujtojmë që ndeshjen e parë në “Euro 2020”, Zvicra barazoi 1:1 kundër Uellsit. Kurse, takimin e ardhshëm e luan nesër kundër Italisë./FrontOnline/