×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari Gjata: Nuk pres ulje të çmimit të energjisë elektrike, të lutemi mos të shtrenjtohet sërish

    FrontOnline
    27 Tetor 2024

    Gazetari që për disa dekada ka mbuluar sektorin e energjisë, Mehmet Gjata, tha për FrontOnline se në Kosovë do të kishte qenë e nevojshme një ulje e çmimit të energjisë elektrike që më herët, por përkundrazi, çmimi ka vazhduar të rritet. Ai thekson se nuk pret ulje të çmimit të energjisë, duke u shprehur se duhet të lutemi të mos ketë ngritje të reja.

    ‘’ Ne po jetojmë në Kosovë, realisht do të duhej më herët të ulej pak çmimi i energjisë elektrike, por vetëm ka shkuar duke u rritur edhe unë personalisht nuk pres ulje të çmimit të energjisë elektrike , duhet të lutemi të mos ketë ngritje të reja të çmimit të rrymës elektrike’’, tha Gjata për FrontOnline.

    Sipas tij, kompanitë KEDS dhe KESCO vazhdojnë të bombardojnë me kërkesa për rritjen e çmimeve, duke depozituar kërkesat e reja çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj.

    ‘’KEDS dhe KESCO bombardojnë me kërkesa për ta rritur çmimin e energjisë elektrike vazhdimisht, ata I deponojnë çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj kërkesat e reja’’, tha Gjata për FrontOnline.

    Gjata kritikon ZRRE-në, rregullatorin e energjisë, për tolerancën e tij ndaj kërkesave të këtyre kompanive. Ai shprehet se, pavarësisht që ky vit ka parë një ulje simbolike  shumë t ulët të çmimit, në të tjera raste ZRRE ka miratuar të gjitha kërkesat për rritje. Ai nuk pret që çmimi të ulet, por lutet të mos ketë ngritje.

    ‘’ ZRRE si rregullator edhe I çmimeve  është treguar gjithmonë shumë tolerant ndaj kërkesave të këtyre, vetëm këtë vit e ka ulur pak rrymën simbolikisht sa mos me thënë hiq se në të tjera raste gjithmonë u a ka miratuar të gjitha kërkesat prandaj nuk pres që t ulet çmimi I rrymës elektrike unë lutem të mos ngritët’’, tha Gjata.

    Ai thekson se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë varet nga dimri, koha, temperaturat, dhe reshjet. Gjithashtu, ai thekson se konsumi dhe nevoja për importim energjie ndikojnë në çmimet. Rritja e konsumit dhe kërkesave për energji, sipas Gjatas, gjithmonë çon në rritjen e çmimit të rrymës.

    ‘’ Çmimi tek ne varet nga dimri ,koha ,temperaturat, të ulëta apo të larta a ka shumë të reshura dhe sa zgjasin , nga konsumi përkatësisht a do të mund ti përmbushim nevojat nga prodhimi vendor apo do të jemi të detyruar të importojmë , çmimi I energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare absolutisht lëviz  lart, absolutisht është rregull e shkruar praktikisht shtohet konsumi ,shtohen kërkesat për energji dhe  rritet çmimi I rrymës ‘’, përfundoi Gjata.

     

    Zbret për toke çmimi i rrymës në tregjet ndërkombëtare, në Kosovë u shtrenjtua për 130%

     

    Nga Rubrika
    Lajme27 Tetor 2024
    Një aksident trafiku me fatalitet, e 22 me të lënduar, janë regjistruar brenda 24-orëve në vend. Gjatë kësaj periudhe pati edhe 24...
    Lajme27 Tetor 2024
    Ferat Shala, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, kritikoi Qeverinë për shtrenjtimin e   tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, duke theksuar se...
    Lajme27 Tetor 2024
    Të dhënat e publikuara nga Qeveria e  Kosovës që për tri vjet të qeverisje së kryeministrit Albin Kurti janë shtuar mbi 78 mijë...
    Të tjera
    Lajme27 Tetor 2024
    Prishtinë: Punime të domosdoshme për siguri të sistemit 1. Nga TS 110/35/10[kV] Palaj do të ndërprehet: LP 10kV J04 Obiliqi-(Qyteti ) (kodi:...
    Lajme27 Tetor 2024
    Sot akrepat e orës u kthyen një orë mbrapa. Kur ora shkoi në 3 të mëngjesit, akrepat u kthehen 1 orë pas,...
    Ekonomi27 Tetor 2024
    Veç për 49 euro tregtohej një megavat energji elektrike më 20 tetor 2024 në tregjet ndërkombëtare, nga 490 euro sa shitej një...
    Lajme27 Tetor 2024
    Sot parashihet të mbajë mot me diell, gjithashtu priten vranësira rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsis,...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Sot, në orën 13:13, dielli perëndoi në Longyearbyen, Svalbard, dhe nuk do të lindë më deri më 15 shkurt 2025, në orën 11:28....
    Lajme26 Tetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit pritet ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira. Era...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.