Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës organizoi edhe këtë vit turneun “Burim Hatipi”.
Skuadra e krijuar nga gazetarët kosovarë triumfoi në fund, duke mposhtur 2 me 0 ekipin e gazetarëve shqiptarë.
Në ndeshjen e parë ekipi i gazetarëve kosovarë arriti ta eliminonte skuadrën e Prishtinës, ku si futbollistë pati emra të njohur, si: Eroll Salihu dhe Afrim Muçiqi.
Vendin e tretë në këtë turne e fitoi ekipi i veteranëve të Prishtinës, pasi mposhtën ekipin e Komitetit Olimpik të Kosovës.