Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka mbajtur konferencë për shtyp para ndeshjes me Eibarin në La Liga.
Por, një pyetje e gazetarëvee e ka nervozuar mjaft shumë francezin, shkruan FrontOnline.
Kishte zëra se sulmuesi norvegjez, Erling Haaland mund të kalonte te Real Madridi, por Zidanes nuk i pëlqeu aspak kjo pyetje.
“Ai nuk është lojtari im. Nuk më intereson çfarë ndodhë jashtë. Jam i interesuar vetëm për ndeshjen ndaj Eibarit”, ka thënë Zidane.
Me insistimin e gazetarëve për të dhënë më shumë detaje, Zidane “shpërtheu” duke shtuar:
“Ju mund të vazhdoni ta bëni atë që dëshironi, pyesni Haalandin. Përgjigjja ime do të jetë e njejtë”./FrontOnline/