Njeriu i parë i Superligës evropiane, Florentino Perez është kapur duke gënjyer, shkruan FrontOnline.
Gazeta e madhe gjermane “Der Spiegel” ka publikuar prova se presidenti i kësaj gare elitare nuk e ka thënë të vërtetën në intervistën e fundit për “El Chiringuito”.
Kur Perez ishte pyetur pse Bayern Munichu, Borussia Dortmundi dhe Paris Saint-Germaini refuzuan të merrnin pjesë, ai tha se këto klube as që janë ftuar.
“Ne nuk i kemi ftuar këto klube dhe nuk kemi biseduar me to. Aktualisht, jemi 12 themeluesë dhe ne duam që të jemi 15 klube”, tha Perez.
Por, “Der Spiegel” ka publikuar një dokument ku shihet se klubet e lartëcekura kanë marrë një ofertë zyrtare për t’u bashkuar në këtë garë./FrontOnline/
Perez claiming that #PSG, #Bayern and #BVB were not invited is a straight up lie. Documents obtained by Der Spiegel show that #Bayern and #BVB were invited and have 30 days to join. PSG also invited but they have 14 days to join the Super League. (Via @derspiegel) pic.twitter.com/j20aDE7Y5l
— Manuel Veth (@ManuelVeth) April 19, 2021