Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besa Gaxheri ka fajësuar opozitën për mos votimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Në “Debat Plus”, Gaxheri ka thënë se përgjegjësi kanë që të gjithë që ky ligj akoma s’ka kaluar në lexim të dytë, derisa thekson se ky ligj është dashur kohë më parë të aprovohej.
“Ne kemi gjetur që me këtë ligj t’u dilet në ndihmë qytetarëve, por tani jemi të ndarë si pozitë dhe opozitë. Gjithë kohën kemi pasur deputetë që janë izoluar si pasojë e COVID-19, Për çka s’po janë 61 vota. Përgjegjësinë e kemi të gjithë dhe duhet të mobilizohemi. Unë s’mundem me kuptua opozitën që po don me qitë keq Qeverinë. Por, ligji është dashtë të votohet dhe unë i ftoj ata që të votojnë këtë ligj. Ligji s’e obligon askë ta marrë Trustin. Krejt ai buxhet është orientuar qoftë në arsim, shëndetësi e komuna”, ka thënë Gaxherri.