×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gati vaksina anti-Covid, shkencëtarët japin shpresë dhe paralajmërojnë: Duhet bërë kujdes!

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Shkencëtarët po këshillojnë për kujdes pas njoftimit nga kompania Pfizer se vaksina e saj kundër COVID-19 ka dëshmuar një nivel efektiviteti më të lartë se 90%.

    Vaksina në fjalë është testuar tek 43,500 njerëz në gjashtë shtete pa ngritur shqetësime për sigurinë. Megjithatë, ende nuk janë publikuar të gjitha të dhënat shkencore.

    Ndërsa njoftimi nga firma Pfizer është një lajm i mirëpritur, shkencëtarët dhe mjekët po paralajmërojnë se çdo festim është i parakohshëm. Detajet e publikuara nga kompania Pfizer, e cila ka bashkëpunuar me firmën gjermane BioNTech, janë thjesht paraprake.Ajo ka në plan të marrë miratimin nga qeveria federale për përdorim emergjent deri nga fundi i muajit.

    Vaksina në vetvete është shumë e ndryshme nga të tjerat, shpjegon Dr. Simon Clarke, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin Reading.

    “Është një mënyrë e re e ndërtimit të vaksinës për të cilën njerëzit janë përpjekur pa sukses për shumë vite. Një pjesë e vogël e materialit gjenetik (RNA acidi ribonukleik) dhe kopje të tij injektohen tek njeriu. Qelizat muskulore tërheqin molekulën e lirë dhe formojnë proteina nga virusi. Pra jo virusin në vetvete, por copëza të vogla nga virusi. Sistemi imunitar reagon me pëgjigje imune ndaj tyre. Mënyra tradicionale e vaksinës është kur merret virusi i tërë, i cili asgjesohet me nxehtësi apo kimikate, ose copëza të virusit dhe injektohen tek njerëzit për të aktivizuar një përgjigje imune.”

    Në mbarë botën po testohen mbi 200 vaksina për koronavirusin. Rreth 12 prej tyre janë në fazat përfundimtare të provave.

    Ajo për të cilën shkencëtarët ende po presin të shikojë, është nëse kjo vaksinë, që administrohet me dy doza do t’u japë njerëzve mbrojtje dhe imunitet të qëndrueshëm. Profesoresha Azra Ghani me Kolegjin Imperial të Londrës thotë se duhet patur kujdes.

    “Këto rezultate të hershme janë bazuar në vetëm pak raste dhe duhet patur parasysh afati i shkurtër kohor. Pra, rezultatet janë raportuar vetëm shtatë ditë pas dozës së dytë të vaksinës.”

    Sado e sukseshme të jetë vaksina nga Pfizer, nuk do të jetë e lehtë shpërndarja e saj në të gjithë botën, dhe thjesht nuk është e përshtatshme për rajone të varfra ku mungon furnizimi i vazhdueshëmme energji elektrike.

    Që të ketë efekt, vaksina duhet të ruhet në temperatura shumë të ulta ngrirje të një niveli industrial. Nga momenti që del nga prodhimi e deri në injektimin tek pacienti, vaksina duhet të ruhet në temperaturën minus 80 gradë celsius.

    “Fatkeqësisht do të jetë sfidë për botën në zhvillim. Madje edhe për botën e zhvilluar, mendoj se vaksinat do të injektohen në qendra lokale në vend që të shpërndahen tek mjekët, farmacitë apo klinikat, si vaksinat e zakonshme. Sepse ato nuk i kanë kushtet për të mbajtur vaksinën në temperaturën minus 80 gradë celsius. Frigoriferë të tillë industrialë nuk prodhohen në masë,” thotë Dr. Simon Clarke, profesor për mikrobiologjinë celulare në Universitetin Reading.

    Shumë shkencëtarë po paralajmërojnë se edhe në vendet shumë të zhvilluara do të jetë pranvera e vitit 2021, para se jeta të kthehet në ndonjë lloj normaliteti./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.