×
  • Lajme
  • Lajme

    Gati një vjet nga vrasja me eksploziv e policit Sami Thaçi, çka thanë Iran Badalli dhe ish-gruaja e tij?

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Edhe një muaj bëhen një vjet nga vrasja e policit Sami Thaçi me eksploziv në fshatin Zhur të Prizrenit. Kjo ngjarje që kishte tronditur Kosovën kishte ndodhur në shtëpinë e Iran Badallit i cili po kërkohej nga njësiti antidrogë. Por këtij shpërthimi i shpëtoi zyrtari policor Artur Mrasori, ndonëse kishte pësuar djegie në fytyrë dhe për këtë mori trajtim mjekësor në Turqi. Nga ky lëndim të lehtë kishte pësuar një zyrtar tjetër policor, por edhe djali i Badallit, nëntëvjeçari me inicialet S.B.

    Objektiv ka siguruar deklaratën e ish- gruas së Iran Badalli me inicialet L.SH dhënë në Prokurori.

    Ajo ka thënë se natën kritike ishte tek prindërit në fshatin Brezne të komunës së Prizrenit.

    Çka tha gruaja e Iran Badallit?

    L.SH ka deklaruar se për rastin ishte njoftuar nga një fqinje e cila e kishte telefonuar për t’i treguar çka ka ndodhur në shtëpinë e ish-burrit të saj në Zhur.

    “Më thirri M.S më tha oj qyqe ku je se fëmijët i ke të lënduar, i kanë dërguar në spital. Unë kam menduar që mos eventualisht Irani i ka rrahur dhe fare nuk më ka shkuar në mendje se në shtëpi të tij ka pasur eksplodim. Tani kam shkuar me dajën në spital, aty në korridor të spitalit të Prizrenit kishte qenë A.M dhe një polic më tha se djali S.B është duke u mjekuar brenda dhe nuk më ka lejuar që ta shoh djalin, e pastaj A…. e pyeta se çfarë ka ndodhur, ajo më tha se ka krisur një bombë”, tha ajo.

    Ajo po ashtu ka rrëfyer se si vajza i kishte treguar se i kanë hyrë Policia në dhomë atë natë deri sa po pastrohej në banjë.

    A.B më tregoi se nga frika se mos eventualisht Irani do t’i rrah e kanë thirr policinë, vile A.B më tregoi se Policisë i ka treguar se babai i saj ka pasur armë dhe marihuanë dhe kur ka ardhur policia ata i kanë dhënë që ajo të vishet meqenëse ajo kishte qenë në banjë. Dhe duke shkuar në katin e dytë policët, deri sa ka qenë ajo poshtë duke i veshur çorapet, kurse djali S.B kishte qenë policët lartë vetëm ka dëgjuar një krismë të madhe, e pastaj kur e ka pa vetën në spital”, tha L.SH.

    Sipas rrëfimit që fëmijëve që i kishin treguar nënës së tyre, Badalli e kishte bërë gati eksplozivin së bashku me shokun e tij A.G.

    “Nja tre ose katër ditë para ngjarjes kritike fëmijët A.B. dhe S.B kanë ardhur në shtëpinë e prindërve të mi në fshatin Brezne dhe më kanë treguar se kanë parë babën e tyre Iranin me A.G që kanë qenë më dorëza dhe e kanë prerë një shishe për gjysmë dhe në pjesën e poshtme të shishes, kanë vendosur një materie në formë pluhuri, e pastaj e kanë vendosur një lloj fitili. Kjo ka ndodhur gjatë natës, e pastaj Irani atyre ju ka thënë se nuk guxoni të shkoni në katin e dytë të shtëpisë”, tha ish-gruaja e Badallit.

    L.SH po ashtu ka deklaruar se ndaj saj është ushtruar dhunë nga Badalli, pasi sipas saj ish-burri ka konsumuar shumë alkool, derisa e ka mohuar se e kanë vendosur eksplozivin me motrën e saj.

    Çka tha i dyshuari Iran Badalli për montimin e eksplozivit?

    I dyshuari kryesor Iran Badalli e ka mohuar se e ka vendosur eksplozivin që si pasojë pati vdekjen e zyrtarit policor Sami Thaçi.

    “Nuk mund ta them se kush ka mundur ta vendos eksplozivin në shtëpinë time dhe nuk të them që e ka bërë A…sepse unë nuk kam pa, si kundër që nuk e kam pa se kush ka mundur ta bëjë këtë punë, por e di se unë këtë punë nuk e kam bërë. Nuk kam kurrfarë ideje, nuk mund të dyshoj në askënd dhe nuk e di si është e mund që ky mjet eksploziv të gjendet në dhomën e gjumit në katin e dytë të shtëpisë sime. Ndjehem shumë keq për policin që ka humbur jetën dhe për dy policët që janë plagosur rënd, por nuk kam faj edhe pse eksplozivi është gjetur në shtëpinë time”, tha Badalli.

    I dyshuari tjetër, shoku i Iranit, A.G e ka mohuar se është implikuar në këtë rast. Ky ka thënë se me Badallin ishte takuar mëngjesin e 28 janarit, me të cilin kishte biseduar për një veturë.

    Ndërkohë, Prokuroria e Prizrenit tashmë ka intervistuar dhjetëra persona të përfshirë në ngjarjen e 28 janarit. Si të dyshuara në këtë rast janë edhe gruaja e Badallajt dhe motra e saj, të cilat tashmë janë intervistuar nga organi i akuzës.

    Prokurori i këtij rasti, Metush Biraj tha për gazetën Objektiv se janë në përfundim të këtij rasti, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

    “Jemi në fazën përfundimtare nuk mundet me dhënë më shumë informata. Zyrtari Artor Mrasori është intervistuar”, përfundoi Biraj. /objektivi/

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    N.P. “Termokos” SH.A. ka nisur një projekt të ri që do të ofrojë ngrohje për 6 objekte dhe 150 njësi banimi në...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Për përdorimin e armëve të gjata, vetëm tri ditë stërvitje! Kaq thotë se ka kaluar Ekremi, i cili është pjesëtar i gjeneratës...
    Lajme20 Nëntor 2024
    “Kryeministri Kurti e tha të vërtetën”. Kështu është shprehur zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, duke komentuar reagimet e...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë një fotografi të rrallë në llogarinë e tij në Facebook. Ai shihet pranë...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ushtarë të FSK-së kanë kryer një stërvitje me ushtarët amerikanë dhe gjermanë që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR në një...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ka vdekur veterani i UÇK-së, Isa Gashi. Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. “Isa Gashi...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Në mungesë të të akuzuarit Faton Gurguri, është anuluar seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve u mbajt takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Kryeministri i...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Ditën e sotme janë futur në ambientet e Presidencës 4 përfaqësues të partive të vogla duke nisur në këtë mënyrë konsultimet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.