Volkswagen Passati i ri është fotografuar disa herë gjatë testimeve, por fotografitë më të reja japin pamjen më të mirë deri tash të karavanit më të madh të VW-së. Gjenerata B9 e Passatit do të shpaloset më 2023, në dy forma, duke eliminuar atë sedan.
Fotografitë e reja, të publikuara nga “AutoExpress” nuk tregojnë revolucion në dizajnin e jashtëm. Vetura duket më e ulët dhe më e egër përpara.
Passati i ri po ashtu duket edhe më i gjatë se pararendësit.
Gjenerata e re do të prodhohet në fabrikën në Bratislavë të Sllovakisë, nën platformë të njëjtë me Skoda Superb.
Vetura pritet të vijë me opsionet me naftë, me motor 2.0-TDI e 148 deri 197 kuajfuqi. Versioni që tërheq me të gjitha rrotat pritet të jetë në dispozicion po ashtu. Motorët benzinë do të jenë në rend të dytë, ndërsa do të ketë edhe version hibrid, në dy opsione./FrontOnline/