Konviktet për studentë në Prishtinë nuk ka shumë kohë që janë rregulluar.
Por, aty si duket ka mbetur edhe një punë pa u bërë, shkruan Front Online.
Andaj, Qendra e Studentëve që menaxhon me këto strehimore, ka dhënë edhe një tender të ri i cili ka të bëjë me ndërrimin e gilinderave të shkallëve në pesë konvikte, atë numër 1, 2, 3, 4 dhe 5.
Punimet i janë besuar grupit të Operatorëve Ekonomik “Eko Term SH.P.K” dhe “N.N.SH. TOP PROJEKT” në mesin e gjithsej 11 kompanive aplikuese.
Kostoja e tyre, në kontratën tashmë të finalizuar që e posedon Front Online, është afër 60 mijë euro.
Qendra e Studentëve gjatë muajve të parë të përhapjes së pandemisë në Kosovë u shndërrua në karantinë.
Ajo nuk u shfrytëzua vetëm për karantinim të qytetarëve të Kosovës që ktheheshin nga vendet e jashtme.
Në këtë qendër ishin strehuar edhe rreth 10 viktima të dhunës në familje.
Karantinimi i këtyre viktimave u bë me qëllim që të parandalohet shpërthimi i pandemisë në strehimoret për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.