Gjykata e Londrës i ka shqiptuar një dënim me burg një shqiptari i cili është shpallur fajtor për disa vjedhje milionëshe të kryer në shtëpitë e disa futbollistëve të njohur si: Raheem Sterling, Marc Cucurlla dhe Scott Dann.
24 vjeçari Emiliano Krosi, është dënuar me 12 vjet e 10 muaj burgim, raportojnë mediat në Britani
Raportohet se Krosi, kishte marrë pjesë në 33 vjedhje, në periudhën prej katër muajsh nga nëntori e deri në mars të vitit 2023.
Sipas gjykatës vlera e vjedhjeve që dyshohet se ka bërë 24 vjeçari shqiptar bashkë edhe me grupin e tij, është 1.139 milion funte transmeton Klankosova.tv
Ai po ashtu akuzohet edhe për vepra të tjera si: posedim me qëllim të furnizimit të kokainës dhe posedim të kanabisit.
Si shkak i vjedhjes në shtëpinë e tij, Sterlingut iu deshtë ta humbas Kampionatin Botëror në Katar, pasi me të kuptuar rastin ai u nis menjëherë për në Angli.
Thuhet se atij iu vodhën 10 orë luksoze të markës ‘Rolex”, që kapin vlerën e 300.000 funteve