×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomet pajtohen me masat e reja anti-Covid, kërkojnë mbështetje financiare nga Qeveria

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Sot janë marrë masat e reja kundër COVID-19 edhe për sektorin e Gastronomisë.

    Ata që merren me këtë veprimtari u zotuan se do t`i respektojnë ato.

    Megjithatë, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka kërkuar përmes një postimi në Facebook, që qeveria urgjentisht t`u dalë në ndihmë financiare bizneseve të kësaj natyre.

    “Andaj, ju bëjmë thirrje institucioneve publike që të vazhdojnë të menaxhojnë pandeminë, të cilën shoqata jonë do ta mbështesë me të gjithë kapacitetin që posedon. Në anën tjetër urgjentisht, propozon që institucionet relevante të vazhdojnë me subvencionimin e linjës së pagave të punëtorëve, të fillojnë me subvencionimin e qirasë, ndarjen e granteve që stimulojnë afarizmin në gastronomi, dhe krijimin sa më të shpejtë të një pakoje që ka për qëllim mbështetjen e sektorit në pajtim me kërkesat tona”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Postimi i plotë:

    Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, janë propozuar masat e reja që priten të miratohen nga ana e Qeverisë ditën e hënë. Këto masa kanë të bëjnë me ndryshimin e orarit të punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 21:00 – 05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”).

    SHGK kërkon dhe inkurajon që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit, mirëpo kritikon dhe thekson duke i’u drejtuar institucioneve publike në përgjithësi, sidomos ngadalësisë së Kuvendit për të sjellë ligje, Qeverisë për të marrë vendime, dhe Ministrisë së Financave në veçanti, për të dhënë propozime dhe vendime adekuate dhe efikase në kohë sa më të shkurtër, pasiqë ende nuk kemi një formulë ekonomike dhe politike se si duhet të dalim nga kjo gjendje duke pasur parasysh pasojat e rënda të këtyre masave.

    Sektori i gastronomisë, edhe pa këto paralajmërimet e fundit është shumë i goditur dhe është duke vuajtur konsekuencat e masave të aplikuara gjerë më tani. Mirëpo, nëse vazhdojmë me këtë ritëm të bërjes së politikës dhe ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, padiskutim që gastronomia do të ketë përmbysje dhe vështirë që do të rikuperohet për tu bërë siç ishte para pandemisë.

    Andaj, ju bëjmë thirrje institucioneve publike që të vazhdojnë të menaxhojnë pandeminë, të cilën shoqata jonë do ta mbështesë me të gjithë kapacitetin që posedon. Në anën tjetër urgjentisht, propozon që institucionet relevante të vazhdojnë me subvencionimin e linjës së pagave të punëtorëve, të fillojnë me subvencionimin e qirasë, ndarjen e granteve që stimulojnë afarizmin në gastronomi, dhe krijimin sa më të shpejtë të një pakoje që ka për qëllim mbështetjen e sektorit në pajtim me kërkesat tona.

    Për më tepër, SHGK ka caktuar mbledhje të jashtëzakonshme të hënën në ora 14:00 pranë hapësirave të OEK – së , për të shteruar propozimet e anëtarëve të Kuvendit, dhe vendosur lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmirren nga ne.

    I’u lutemi të gjithë gastronomëve, qytetarëve, dhe institucioneve që të bashkëpunojnë më shumë në luftimin dhe parandalimin e virusit, dhe të balancojnë harmoninë e marrjes së vendimeve që luftojnë pandeminë në njërën anë, dhe përkrahin ekonominë në anën tjetër!

    Me respekt,
    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës
    #gastroshembull

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Halil Thaçi, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në një prononcim për Front Online e ka quajtur doracakun famëkeq  “veç një doracak”...
    Të tjera
    Vip15 Nëntor 2024
    Xheneta u pyet nga banorët në darkën e të nominuarve se pse nuk arrin të bëjë një debat pa ofendime. Banorja u...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Halil Thaçi, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në një prononcim për Front Online e ka quajtur doracakun famëkeq  “veç një doracak”...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Doracaku i publikuar për edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues i vitit 2023 ka shkaktuar reagime të shumta, duke tërhequr kritika nga opozita...
    Sport15 Nëntor 2024
    Botërori i vitit 2026 është rrugës, ndërsa janë bërë të ditura edhe gjasat e kombëtareve për ta fituar atë, bazuar në formën...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzoj kërkesën për hetim në Prokurorinë Speciale lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Projektligji mbi ndarjen buxhetore pёr Buxhetin 2025, do tё shqyrtohet sot nga katёr komisione tё ndryshme, nё Kuvendin e Kosovёs. Komisioni për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.