×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Gastronomët i reagojnë Qeverisë për deklaratën se rastet me COVID u rritën nga veprimtaria e tyre

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Avdullah Hoti, se rritja e numrit të rasteve me Coronavirus është si paojë e sektorit të gastronomisë, raporton Front Online.

    Nga kjo shoqatë vlerësojnë se shtimi i rasteve me COVID-19, nuk lidhet me veprimtarinë e këtij sektori.

    Sipas gastronomëve, lokalet po i respektojnë masat kundër Coronavirusit. Prandaj, ata bëjnë thirrje te institucionet që “ mos të shkaktojnë dëm e regres e sa më shumë të ofrojnë ndihmë e progres”.

    Reagimi i plotë i tyre:

    Kemi kuptuar që Qeveria e Kosovës ka dhënë deklarata të cilat e theksojnë sektorin e gastronomisë si një prej faktorëve kyq në përhapjen e rasteve me COVID.

    Gastronomia ka funksionuar edhe para shtimit të rasteve të fundit, edhe para hapjes së shkollave, dhe para heqjes së karantinës me Zvicrën, gjithashtu me orar të lejimit të muzikës edhe më të gjatë se kaq sa kemi sot, dhe rastet me COVID përditë e më shumë shkonin duke rënë.

    Ne që nga data 25/09/2020 lejohemi për të funksionuar edhe brenda, deri në ora 23:30 dhe me orar të lejuar të muzikës deri në ora 21:00.

    Shtimi i rasteve me COVID sipas IKSHPK – së ka fillur të shtohet që nga data 09/10/2020, andaj lidhur me këto deklarata ne mund të themi që të bëhen hulumtime më të sakta për këtë çështje, dhe ju inkurajojmë që të veprohet me subjektivitet për sa i përket respektimit të masave nga gastronomia. Meqenëse nuk qëndron se të gjitha lokalet nuk i respektojnë ato, përkundrazi jemi duke i respektuar ato në shumicën e rasteve. Andaj, siç e kemi diskutuar me Ministrin Zemaj, duhet që për secilin biznes që nuk i respekton këto masa të merret vendim adekuat.

    Duke marrë parasysh që sektori i gastronomisë është një prej sektorëve më vital të Republikës së Kosovës, aludimi në faktor të rritjes së shpërthimit të infeksioneve të reja me Covid-19, shton presion direkt në punën dhe veprimtarinë e gastronomëve.

    Çështje si e tillë, duhet të diskutohet dhe të gjenden faktorët e saktë të rritjes së rasteve, marrë për bazë paralajmërimet e ekpertëve të epidemiologjisë për valën e re të pandemisë nga muaj më parë, e jo të lëshojmë sinjale që masat duhet të shtrëngohen, gjë e cila me shumë gjasë aludon edhe për neve.

    SHGK ju bën apel institucioneve përkatëse të vendit, që sa më pak të shkaktojnë dëm e regres e sa më shumë të ofrojnë ndihmë e progres, pasiqë masat e ndërmarrura gjerë më tani i kanë dhënë goditjen më të madhe sektorit tonë, që nga paslufta. Gjendja në të cilën po kalojmë, përkundër iniciativave përkrahëse të fundit të Qeverisë dhe të atyre që pritet të hyjnë në fuqi në Kuvend, do të ndjehet edhe më shumë tani e tutje, me uljen e temperaturave atmosferike, e kjo do të vazhdojë sigurtë më së paku deri në fund të vitit tjetër. /Front Online

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Sport09 Janar 2025
    Vedat Muriqi është lidhur me një rikthim në Superligën e Turqisë. Klubi ku trajner është Jose Mourinho, Fenerbahce është mjaft e interesuar...
    Vip09 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Era Istrefi është goxha aktive në rrjetet sociale, me postime të shpeshta. Ajo me ndjekësit e saj në Instagram...
    Vip09 Janar 2025
    Pasi shpërtheu një debat i tensionuar mes banorëve, Vullneti ka vendosur një pasqyrë mbi banakun e “Prince Caffe”, në oborr. Në mbishkrimin...
    Kronika09 Janar 2025
    Tre burra të moshave 27, 38 dhe 42 vjeç janë arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të...
    Vip09 Janar 2025
    Vullneti e ka pyetur Drilonin se çka e pengoi ai shkrim në pasqyrë të cilin e fshiu. E ky i fundit tha...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy vëllezër nga Kruja janë arrestuar nga policia, pasi njëri prej tyre nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash, katër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.