Anëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës janë pritur sot nga Avokati i Popullit Naim Qelaj ku edhe janë ankuar për trajtimin që Qeveria e Kosovës po u bën qytetarëve në raport me tubimet zgjedhore në këtë kohë pandemie.
Veton Zuka dhe Arian Vranica nga kjo shoqatë i shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me trajtimin e pabarabartë të qytetarëve në raport me ligjin, konkretisht të masave mbrojtëse nga pandemia Covid-19, e që nuk po respektohen në tubimet elektorale.
Avokati Qelaj tha se në përmbushje të mandatit që derivon nga Ligji për Avokatin e Popullit, do të nis procedurat hetimore sipas detyrës zyrtare lidhur me këtë çështje, dhe do të del me një qëndrim./FrontOnline/