Deputeti nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi ka deklaruar se asociacioni duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës së vendit, raporton Front Online.
Përndryshe, ai ka akuzuar ish-qeverinë Kurti, që sipas tij është fajtore se pse po kërkohen ndryshimet kushtetuese.
Sipas tij, Vetëvendosje ka prishur marrëdhëniet me Evropën.
Përndryshe, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka thënë në Debat Plus se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, raporton Front Online.