×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Tre deputetë tjerë të LVV-së janë afër t’i bashkohen LDK-së

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi thotë se janë “të paktën tre deputetë të tjerë” të LVV-së që janë afër t’i bashkohen partisë më të vjetër në vend.

    Ai tha se shembullin e deputetes Drita Millaku mund ta ndjekin edhe disa të tjerë.

    “Ka interesim edhe prej deputetëve të tjerë, por nuk ka finalizim”, tha Gashi, që u shpreh me besim se finalizimi do të vijë.

    Ai nuk pranoi të përmend emra, pasi tha se kjo do t’i rrezikonte ata.

    “Është e padrejtë prej meje të përmend emra sepse mund të jetë fatale për karrierat e tyre politike, prandaj nuk do të merrem me emra, por janë të paktën tre deputetë që janë afër LDK-së”.

    Gashi tha ata mund të jenë në listën e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Sipas tij, “Vetëvendosja ndjehet e stresuar dhe e acaruar për dy arsye”.

    “E para sepse deputetë të saj, pra deputetë të Vetëvendosjes nuk po pranojnë t’i nënshtrohen diktatit të personave të paautorizuar dhe diktatit të Albin Kurtit dhe po kalojnë në LDK, dhe qytetarë të Kosovës, sidomos ata 90 mijë votuesit e LDK-së që në vitin 2021 votuan për Vetëvendosjen dhe grupacionin e saj politik e kanë kuptuar që është zgjedhje e gabuar dhe po e gjejnë vetveten gjithnjë e më tepër në Lidhjen Demorkatike të Kosovës”, tha Gashi.

    Ai tha se një pjesë e konsiderueshme e votuesve që i ikën LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, janë kthyer “nëpër struktura” të partisë.

    “Kanë marrë pjesë në procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së dhe në zgjedhjet e fundit lokale kanë votuar për LDK-në”, tha Gashi.

    I pyetur nëse presidentja Vjosa Osmani mund të kthehet në LDK, Gash tha se “kjo është pyetje që duhet t’i bëhet asaj”. Kujtoi se ajo “ka qenë një figurë e rëndësishme e LDK-së”./T7

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Vitisë, në vazhdën e vizitave nëpër komunat...
    Ekonomi01 Nëntor 2024
    Punonjësit e sektorit publik në Kosovë mund të marrin paga me rritje nga janari i vitit të ardhshëm, siç u premtoi kryeministri...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas akuzave të LDK’së se ZKA u ndikua nga ministri...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Nëntor 2024
    Të paktën 205 persona humbën jetën në Spanjën lindore të goditur nga përmbytjet pas një shiu të rrëmbyeshëm brenda një dite. Rreth...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se do të ndalet furnizimi me ujë për disa zona në kryeqytet sot,...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kandidatit për kryeministër të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka premtuar se në javën...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, së bashku me kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka, vizituan liqenin e Ujmanit. Në...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u takua sot me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me ç’rast u diskutua për thellimin...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së LDK-së, Visar Azemi tha se Qeveria po falsifikon dokumente e raporte zyrtare, duke iu referuar korrigjimit të raportit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.