×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Sindikata nuk i takon PAN-it dhe asnjë partie tjetër

    FrontOnline
    27 Shtator 2022

    Ali Gashi, nënkryetar i Këshillit Grevist, deklaratat e kryeministrit Kurti se sindikalistët janë pjesë e PAN-it, i ka quajtur të papranueshme. Sipas tij, tendenca për ti dhënë sindikatës epitete politike nuk është e duhur sepse “misioni i sindikatës është që t’i shërbejë punëtorëve”

    Nënkryetari i Këshillit Grevist, Ali Gashi, sa i përket grevave të përgjithshme për të cilat ende nuk është arritur ndonjë kompromis në mes të qeverisë dhe SBAShK-ut, ka thënë se qeveria ka përgjegjësi të kujdeset për mirëqenien ekonomike të qytetarëve, pasi situata e krizës ekonomike i ka rënduar jetën të gjithëve.

    “Nuk besoj se ka sindikatë që me theks e promovon grevën, por kur injorohen kërkesat e sindikatës duhet të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat”, ka deklaruar Gashi.

    Gashi ka thënë në RTV Dukagjini se po injorohen kërkesat e sindikalistëve duke thënë se Qeveria ka përgjegjësi të menaxhojë situatat kur ka kërkesa nga qytetarët e Kosovës.

    Ndërsa për deklaratat e kryeministrit për sindikalistët, se “janë pjesë e PAN-it”, Gashi ka thënë se misioni i tyre është të përfaqësojë punëtorët e jo parti të caktuara.

    “Të njëjtit kur kemi qenë në greva atëherë na kanë përkrahur, kurse tash na quajnë sindikalistë të PAN-it”.

    Po ashtu, ai ka thënë se tendenca për ti dhënë sindikatës epitete politike është e papranueshme.

    Sipas tij, greva e sindikalistëve ka ardhur si nevojë ose mjet i fundit pas injorimit të kërkesave.

    Ndërsa një propozim për të ardhur deri te një zgjidhje konkrete për dalje nga greva e ka dhënë ekonomisti, Naim Huruglica.

    Huruglica ka thënë se se sindikalistën po e bëjnë një gabim, kur po flasin për një shumë nominale.

    “Në vendet ku ka inflacion, ata është dashur të kërkojnë indeksim të pagës në bazë të inflacionit, sepse në rrethana të tilla kur ka inflacion praktikohet indeksimi”, ka deklaruar ai.

    Po ashtu, kërkesat e sindikalistëve për paga, ai i ka cilësuar si të gabueshme.

    “Unë i shoh kërkesat e sindikatave, është krijuar një pritje e gabueshme nga SBAShK-u, sepse të kërkosh dyfish të pagës, është sikurse në familje të kërkosh 300 euro për shpenzim kur e ke pagën 200 euro”, ka vijuar Huruglica.

    Ai ka thënë se qeveria e ka trashëguar një strukturë të tillë të buxhetit dhe në këtë kohë inflacioni edhe të tjerët pastaj mund të organizojnë greva dhe të rrisin kërkesat sikurse sindikalistët.

    Ndërsa për ligjin e pagave ka thënë se do të ketë vështirësi të mëdha të financohet, teksa ka shtuar se ky projektligj ka disa elemente të paqarta.

    “Projektligji për pagat, elemente të paqarta, neni 9 i cili thotë se koeficienti i pagës do të përcaktohet cdo vit prej buxhetit që është në atë vit”.

    Po ashtu ka thënë se brenda atij ligji ka shërbyes të cilët nuk do e kenë rritjen e pagës sikurse të tjerët.

    Ndër të tjera ai ka theksuar se qeveria po gjendet në një situatë të paparashikuar për shkak të periudhës me pandemi dhe tashmë me luftën Rusi-Ukrainë.

    Nga Rubrika
    Kronika14 Korrik 2025
    Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një shtëpi në komunën e...
    Kronika14 Korrik 2025
    Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi që kishin sulmuar zyrtarët policorë, në kohën kur po iu shqiptonin gjobë për kundërvajtje. Si...
    Kronika14 Korrik 2025
    Pesë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Katër prej tyre janë raportuar në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte...
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Platforma “Liria ka emër” mban konferencë për medie. Sot, platforma “Liria ka emër” pritet të mbajë konferencë për media. Ngjarja fillon nga...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, raportohet se është lënduar lehtë gjatë një prej sulmeve të Izraelit në Iran muajin e kaluar. BBC, duke...
    Lajme14 Korrik 2025
    Pritet që sot të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës pas ankesës që është bërë ndaj vendimit të Gjykatës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.