×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: SHBA-të kanë ndihmuar në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë

    FrontOnline
    06 Shtator 2024

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë financuar disa projekte në Agjencinë e Kosovës për Akreditim  (AKA),  me ç’rast kjo e fundit ka arritur të avancojë standardet e cilësisë në arsimin e lartë, duke u përpjekur për të përmbushur kriteret e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Kështu ka deklaruar në një intervistë për portalin Front Online drejtori i Agjencinë se  Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, duke shtuar se ky avancim përfshin zhvillimin e metodologjive të reja për vlerësimin e cilësisë dhe integrimin e standardeve evropiane të cilësisë (ESG), të cilat ndihmojnë në ngritjen e nivelit të arsimit dhe përmirësimin e reputacionit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

     Front Online: Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) nëpërmjet disa projekteve është financuar nga Ambasada e SHBA-ve për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë. Cilat kanë qenë efektet pozitive nga projektet e sipërpërmendura?

    Gashi: SHBA ka financuar disa projekte në AKA, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt për zhvillimin e kapaciteteve të Agjencisë në funksion të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës, duke zhvilluar edhe kapacitet teknike të AKA për ofrimin e shërbimeve profesionale nga AKA për IAL.
    Financimi i dokumentit: “Analiza tematike e proceseve të përfshira në Akreditimin/Ri-akreditimin e Programeve të Studimit”, që u zhvillua brenda konceptit të Programit “Specialist Fulbright”, dhe i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së me financim nga Qeveria Amerikane dhe e zbatuar nga World Learning. Kjo ka ndikuar që AKA të ndërtojë mekanizma dhe të ngrit kapacitetet e brendshme për zhvillimin e analizave dhe raporteve tematike për nevoja të AKA për të ardhmen.
    Vizitat studimore një javore e delegacioni i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe MASHTI-it (Qendra NARIC), në SHBA në Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri Aplikative (ATMAE)në Orlando të Floridas në ShBA.
    Partneri implementues i projektit, Kosovo Unitet State Alumni (KUSA) i angazhuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ka nënshkruar më 21.09.2020 kontratat me Agjencinë e Kosovës për Akreditim  (AKA) dhe partnerin implementues WUS Kosova, për financimin e dy projekteve, në vlerë prej 65 mijë dollarë, të cilat kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe teknike të Agjencisë së Akreditimit dhe plotësimin e kritereve kryesore për kthimin e anëtarësimit të Kosovës në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).
    Në kuadër të shkëmbimit në fushën e arsimit Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, Zyra në Kosovë (American Councils for International Education Office in Kosovo) ka mundësuar realizimin e projektit të detajuar për digjitalizimin e komplet procesit të akreditimit në AKA, në kuadër të programit Fulbright Specialist në fushën e digjitalizimit.

    Efektet pozitive, që janë arritur me bashkëpunimin dhe financimit nga ambasada e ShBA-ve:

    Përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë: Me ndihmën e projekteve, AKA ka arritur të avancojë standardet e cilësisë në arsimin e lartë, duke u përpjekur për të përmbushur kriteret e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Ky avancim përfshin zhvillimin e metodologjive të reja për vlerësimin e cilësisë dhe integrimin e standardeve evropiane të cilësisë (ESG), të cilat ndihmojnë në ngritjen e nivelit të arsimit dhe përmirësimin e reputacionit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

    Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe teknike: Projekte të tilla si zhvillimi i një sistemi të brendshëm të cilësisë dhe krijimi i mekanizmave për vlerësimin e brendshëm kanë ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve të AKA-së për të menaxhuar dhe monitoruar cilësinë e arsimit. Kjo përfshin krijimin e një infrastrukture më të fortë dhe më të qëndrueshme për akreditimin dhe vlerësimin e institucioneve dhe programeve akademike.

    Rritja e transparencës dhe pavarësisë: Implementimi i mekanizmave për raportimin e shkeljeve të standardeve dhe krijimi i një platforme elektronike për lëshimin e vërtetimeve online kanë kontribuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së AKA-së. Kjo ndihmon në sigurimin që proceset e akreditimit janë të hapura dhe të ndershme, duke forcuar besimin e publikut dhe të aktorëve të tjerë në sistemin e arsimit të lartë.

    Modernizimi i proceseve administrative: Projekte, si zhvillimi i një ueb faqeje të re për AKA-në dhe implementimi i platformave elektronike kanë ndihmuar në modernizimin dhe përshpejtimin e procesit të akreditimit. Kjo ka përmirësuar efikasitetin dhe ka ulur kohën e nevojshme për të kompletuar procedurat e akreditimit.

    Përkrahje financiare mbi 100 mijë dollarë amerikan dhe përkrahje me ekspertë

    Front Online: Sa është shuma e përgjithshme financiare që është përkrahur deri më tani AKA nëpërmjet projekteve të ndryshme nga SHBA-të?

    Gashi: Në shumicën e rasteve përkrahje ka qenë teknike nëpërmes ekspertëve amerikanë, të cilët kanë përkrahur AKA-në zbatimin e standardeve të cilësisë. Ne nuk posedojmë ndonjë shifër të saktë se sa ka kushtuar përkrahje që AKA ka përfituar nga Ambasada Amerikane. Përveç përkrahjes me ekspertë, Ambasada e SHBA-së ka përkrahur projekte të ndryshme që lidhen me cilësinë në arsimin e lartë në vlerë mbi 100 mijë dollarë. Me përgjegjësi mund të them se përkrahje ka qenë kruciale për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.

    Front Online:    AKA është përkrahur edhe me ekspertë eminentë në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë. Çka kanë ndihmuar konkretisht këta ekspertë Kosovën me përvojën e tyre?

    Gashi: Me përkrahjen nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë – Projekti Fulbright, në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), më 2021, është finalizuar dhe publikuar projekti zbatues i studimit të fizibilitetit për digjitalizimin e përgjithshëm të proceseve në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
    Përkrahja është bërë nëpërmes ekspertes amerikane dr. Trenia Walker. Përmes këtij projekti është dizajnuar digjitalizimi dhe automatizimi i të gjitha proceseve në AKA, si dhe është rritur transparenca ndaj publikut.
    Me fondet amerikane ky projekt është dizajnuar. Ndërsa me fondet austriake është zbatuar teknikisht digjitalizimi i shumicës së proceseve në AKA. Pjesë e këtij suksesi ka qenë procesi i deklarimit të stafit akademik (mbi 3000) dhe aplikimi për procesin e akreditimit/riakreditimit të programeve të studimit. Ky proces është avancuar dhe modernizuar gjatë këtij viti nëpërmes zhvillimit të platformës së re, me financimin e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), nëpërmes Projektit HEI 25. Të gjitha të dhënat e deklarimit të stafit do të ruhen në sistem dhe nga viti i ardhshëm do të thjeshtësohet procesi i deklarimit.

    Front Online:   A posedoni statistika të studentëve kosovar që kanë studiuar në Universitete të ndryshme në SHBA, konkretisht bazuar në diplomat e nostrifikuara të tyre dhe a angazhohen shumica prej tyre që studiojnë në SHBA në sistemin e arsimit të Kosovës?

    Gashi: Këto statistika nuk i posedon AKA, por dimë që një numër i madh i studentëve nga Kosova përfitojnë bursa për vazhdimin e studimeve në Shtetet e Bashkuara, ndërsa një numër më i vogël studiojnë edhe me vetëfinancim.

    Kosova mund të përfitojë shumë nga sistemi arsimor amerikan

    Front Online:  Çka mund të përfitoj më shumë Kosova nga sistemi arsimor amerikan?

    Gashi: AKA ka bashkëpunim të frytshëm me Agjencinë Homologe Amerikane ATMAE, e cila është e fokusuar në fushën e inxhinierisë dhe programeve CIT (Kompjuterikë, informatikë dhe teknologji). Homologët tanë amerikanë i kemi ftuar dhe kanë qenë pjesë e procesit të akreditimit në Kosovë. Ata po u japin institucioneve të arsimit të lartë ide konkrete për zhvillimin e këtij sektori. Presidenti i ATMAE ka qenë udhëheqës i ekipit të ekspertëve për akreditimin e doktoraturës në FIEK të Universitetit të Prishtinës. Pra bashkëpunimi dhe përkrahja është konkrete dhe rezultatet janë evindete.
    Kosova mund të përfitojë shumë nga sistemi arsimor amerikan në disa mënyra. Sistemi amerikan është i njohur për fleksibilitetin dhe fokusin në zhvillimin e aftësive praktike dhe kritike. Kosova mund të përfitojë duke integruar metoda të ndryshme mësimdhënie dhe kurikula që inkurajojnë mendimin kritik, krijimtarinë, dhe zgjidhjen e problemeve.
    Programet e trajnimit dhe zhvillimit profesional për mësimdhënës në SHBA janë të avancuara dhe të përqendruara në përmirësimin e aftësive të tyre. Kosova mund të adoptojë këto praktika për të forcuar aftësitë e msimdhënësve dhe për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies.
    Sistemi amerikan ka investuar shumë në infrastrukturën dhe teknologjinë edukative. Kosova mund të përfitojë nga eksperiencat dhe praktikat më të mira në integrimin e teknologjisë në mësimdhënie dhe krijimin e ambienteve të përshtatshme për të mësuar.
    Universitetet amerikane janë të njohura për cilësinë e lartë të kërkimit dhe edukimit. Kosova mund të inkurajojë partneritete me institucione të tilla për të rritur standardet e kërkimit dhe për të ofruar mundësi më të mira për studentët dhe akademikët.

    *Ky artikull u realizua nga mediumi “Front Online”, për dhe në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net: “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.