Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kujtim Gashi, gjatë një emisioni televiziv ka folur për mundësin e përfshirjes së kësaj partie në Qeverinë “Hoti”.
Ai tha se alternativa më e mirë është që vendi të shkonë në zgjedhje.
“Situata është e rëndë ku kuvendi nuk funksionon, sot kemi pas seancë asnjë ministër nuk ka qenë në sallë, tani PDK përkundër që jemi në një fazë të vështir alternativen më të mirë e shohim shkuarjen në zgjedhje”, tha ai.
Gashi tha se edhe strukturat e kësaj parti mendojnë se vendi duhet të shkonë në zgjedhje.
“Shumica e strukturave të partisë mendoj se ne duhet të shkojmë në zgjedhje pasi që nuk është duke funksionuar shteti, në kohen kur Qeveria nuk punon opozita duhet ta qojë vendin në zgjedhje”, deklaroi ai.