×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gashi: Qeveria ‘Hoti’ do ta kthej shpresën tek qytetarët

    FrontOnline
    03 Qershor 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku pritet që të votohet qeveria “Hoti”, ka thënë se kjo seancë për formimin e qeverisë së re ka ardhur pas një procesi të mundimshëm politik dhe kushtetuese, raporton Front Online.

    “Ne sot jemi mbledhur për të zgjedhur qeverinë e re me Avudallah Hotin. Pas një procesi të mundimshëm politik dhe kushtetuese, por të bindur që po veprojmë drejtë, kjo qeveri duke se po vjen si rezultat i një situate polarizuese. Nuk duhet si vendim popullor. Një pjesë e spektrit po na shikon me urrejtje ndërsa pjesa tjetër me besim dhe shpresë”, ka thënë Gashi.

    Ndër të tjera ai ka theksuar se kjo qeveri do ta ndërtojë shpresën e humbur tek qytetarët.

    “Si mund të qeverisim me një qeveri e cila duhet të ndërtojë shpresën. Ne si qytetarë do të shpresojmë që qeveria do të qeverisë mirë, por qeveria të mos shpresoj por të punojë për ta kthyer shpresën tek qytetarët”, ka thënë tutje ai, raporton “Front Online”.

    Gashi ka folur edhe për dy arsyet që sipas tij, po e shohin me skepticizëm formimin e qeverisë “Hoti”.

    “Dy arsyet pse po e shohin me skepticizmin e qeverisë së re, është arritja e një marrëveshje finale me Serbinë si dhe frika nga nepotizmi. Kjo qeveri dhe cilado tjetër duhet ta dijë që duhet të negocioj në emrin tonë, në emër të qytetarëve dhe të Kuvendit. Neve na duhen negociatorë të fortë, por fillimisht një konsensus i brendshëm politik”, ka thënë ai.

    Për sa i përket çështjes së territoreve, gjërave që do të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë se janë çështje që i takojnë vetëm popullit.

    Ndërsa për sa i përket politikës së jashtme, Gashi theksoi se duhet të bëhet vetëm në forume serioze ndërkombëtare. /Front Online

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3338278739539992/

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.