Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, beson që mund të protestohet për 1 Maj.
Sipas Gashit, Qeveria dhe MF-ja nuk janë korrekt për Ligjin e Pagave.
“Besoj që do të ketë protesta për 1 maj por nuk kemi njëherë ndonjë sinjal të sigurt. Pakënaqësia është për Ligjin e Pagave kur ka hyrë në fuqi kanë dalë shumë probleme e kemi parë edhe një herë nivelin jo korrekt që është duke e treguar Qeveria dhe Ministria e Financave, duke marr parasysh që disa zyrtarë publik dhe shërbyer civil janë klasifikuar me koeficientin 3 kjo është një pakënaqësi e jashtëzakonshme me këtë vlerë nuk ka rritje të pagave”, thotë Gashi për Front Online.
Gashi thotë se Qeveria ‘Kurti’ duhet t’ kushtojë rëndësi sektorit privat jo vetëm atij publik.
“Kushtet e punëtorëve në Kosovë nuk janë hiç të mira, ende ka mungesë të inspektoratit të punës. Derisa kjo Qeveria punon shumë deri sa t’i mbledh të gjitha tatimet dhe dënimet për njerëz të pa arsyeshme vetëm për të siguruar fond për buxhet duhet t’i kushtojë rëndësi edhe sektorit privat jo vetëm publik”, u shpreh Gashi.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat për muajin shkurt për punëkërkuesit e regjistruar sipas grup moshës.
Sipas statistikave del që gjatë kanë muaji kanë qenë gjithsej 84 mijë e 661 punëkërkues.
Numri më i madh i punëkërkuesve është ai i moshës 25-39 vjeç.
Ku gjithsej kanë qenë 35 mijë e 3 punëkërkues.
Ndërsa, numri më i vogël i atyre që kanë kërkuar punë është i moshës 55-64 vjeç.
1 Maji edhe te ne në Kosovë ka një traditë. Edhe pse pushohet në shumicën e institucioneve ndër të tjera një pjesë e madhe edhe festojnë në këtë ditë./FrontOnline/
Për 1 Maj, në Kosovë festohet s‘protestohet/ Sindikatat e zhurmshme heshtin në “Ditën e Punëtorëve”