×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Për të pagjeturit fajtor i vetëm është Serbia, prandaj të mos kapemi mes vete

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Pas kundërshtive të kryeministrit Avdullah Hoti me nënkryetaren e Kuvendit Arbërie Nagavci për çështjen e të pagjeturve, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha s’duhet të ketë përçarje pozitë-opozitë me këtë çështje të ndjeshme dhe se duhet unitet për të arritur sukses ndaj Serbisë.

    Nagavci akuzoi Hotin se ka nënshkruar një paragraf në Marrëveshjen e Washingtonit ku barazon të pagjeturit me të zhvendosurit duke thënë se kjo është e turpshme. Ndërsa, këtë fjalim kryeministri Hoti e cilësoi si më të ligun që ka dëgjuar ndonjëherë në Kuvend.

    Por, Gashi insistoi që për të pagjeturit fajtor është vetëm shteti i Serbisë që në mënyrë të organizuar varrosi shqiptarët, duke përmendur edhe zbulimin e fundit të varrezës masive me trupa të shqiptarëve në Rashkë të Serbisë.

    “Personat e pagjetur dhe fati i tyre, dhimbja e shoqërisë kosovare të përdoret për interesa politike me argumente të paqena është turp i madh. Personat e pagjetur po trajtohen këtu nga një këndvështrim i gabuar. Për personat e pagjetur ka vetëm një fajtor, jo dy – shteti i Serbisë. Jo regjimi i Millosheviqit, jo politika e Serbisë, po shteti i Serbisë. Ato vrasje, ato zhdukje janë kryer nga shteti i Serbisë, nga strukturat shtetërore – pa marrë parasysh kush ka qeverisur. Ata kanë dokumente”.

    “S’kemi nevojë që të kapemi mes vete për këtë çështje, sepse fajtor është Serbia dhe mos ta drejtojmë gishtin nga njëri-tjetri. Duhet të jemi unik dhe të kërkojmë partneritet ndërkombëtar, sepse ky mund të jetë çelësi që ne të zbardhin fatin e personave të pagjetur, që ata të kenë një varr. Duhet të krijojmë presion mbi Serbinë sepse s’ka vullnet në Serbi që çështja e personave të pagjetur dhe krimet e luftës të zbardhen”.

    “Abuzimi i juaj këtu më duket i pandershëm, i pandershëm për familjet që kanë vuajtur sot, për shtetin e Kosovës që mundohet me gjetë zgjidhje por përballë ka një shtet që ka mendësi kriminale edhe në këtë çështje. Kjo është edhe e pandershme për partnerët ndërkombëtarë që angazhohen”.

    “Kërkoj të jemi unik në këtë çështje delikate, të jemi të vendosur për t’i dhënë institucioneve të Kosovës të gjithë mekanizmat e nevojshme dhe përkrahjen e nevojshme politike dhe sociale për të arritur që të bëjë presion për zbardhjen e kësaj çështje”.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.