Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk ekziston mendimi ndryshe.
Ai po ashtu ka pasur kritika për listën e këtij subjekti për deputetë.
”Aty nuk ka mendim ndryshe. Të gjithë e kanë një mendim dhe nuk guxojnë të deklarohen ndryshe”, tha ai.
Gashi tutje ka hedhur akuza të ashpra ndaj disa personave në listën e Vetëvendosjes.
”Aty ka ish-LDK. Ka edhe ish-PDK. Por edhe ish-terroristë dhe ish-ekstremista”, shtoi ai.
Tutje kur u pyet në t7 se cilët prej kandidatëve në atë listë janë ish-terroristë? – ai ka thënë se nuk përmend emra por me hulumtime mund të zbulohen.
”Këta persona mund t’i verifikoni dhe mund t’i gjeni afërsinë e tyre me grupe të ndryshme terroriste”, tha ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së.