×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi-Kurtit: Kurrë nuk e ke njohur as shtetin dhe as simbolet e tij

    FrontOnline
    18 Prill 2020

    Ish-ministri i Kulturës, Kujtim Gashi përmes profilit të tij në Facebook, ka goditur rënd kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

    Ai ka shkruar se gjatë konferencës së Rambujesë më 1999, Kurti kërkoi gjakderdhje, ndërsa, gjatë bombardimeve u vetëdorëzove.

    “Gjatë negociatave në Vjenë për statusin politik të Kosovës mbete i njëjtë. Kërkove gjakderdhje dhe vëllavrasje! Para se të shpallej pavarësia e Kosovës shkaktove gjakderdhje, ndërsa më 17 shkurt 2008 u tmerrove. Njohjet ndërkombëtare nga SHBA-ja dhe pjesa e shteteve perëndimore përbënin shqetësim tepër të madh për ty, derisa prezencën e NATO-s në Kosovë gjithmonë e konsiderove si okupuese”, ka shkruar ai.

    Sipas Gashit, kur u themelua Ushtria e Kosovës, Kurti e mohoi që vendi ynë ka ushtri, tash e 20 vjet në liri nuk Kurti nuk i vizitoi pikat kufitare me Serbinë.

    “Kurrë nuk e ke njohur as shtetin dhe as s imbolet e tij. Përkundrazi, ato i dogje në shesh dhe institucionet i sulmove me molotovë dhe minahedhës. Gjithmonë shtetin e Kosovës e ke përqeshur dhe përbuzur. Tani sërish bën thirrje për gjakderdhje dhe vëllavrasje! Si kryeministër i njohe vendimet dhe autoritetin e Serbisë në veri të Kosovës, duke e rikthyer Serbinë në hapësirat e territorit të Kosovës”, ka shtuar Gashi.

    Ai më tej ka shkruar se Kurti e refuzoi propozimin e të gjithë liderëve shqiptarë për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës.

    “Në anën tjetër, e pranove dhe po e zbaton atë të Serbisë edhe në territorin tonë. Me pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia, ti relativizove krimet e Serbisë në Kosovë. Albin, gjithnjë ke me mbet i njëjtë – argat në detyrë i Serbisë në Kosovë”, ka shkruar ai.

    Ky është postimi i plotë i Kujtim Gashit:

    Gjatë konferencës së Rambujesë më 1999, ti Albin kërkove gjakderdhj e. Ndërsa, gjatë bombardimeve u vetëdorëzove. Gjatë negociatave në Vjenë për statusin politik të Kosovës mbete i njëjtë. Kërkove gjakderdhje dhe vëllavrasje! Para se të shpallej pavarësia e Kosovës shkaktove gjakderdhje, ndërsa më 17 shkurt 2008 u tmerrove. Njohjet ndërkombëtare nga SHBA-ja dhe pjesa e shteteve perëndimore përbënin shqetësim tepër të madh për ty, derisa prezencën e NATO-s në Kosovë gjithmonë e konsiderove si okupuese. Kur u themelua Ushtria e Kosovës mohove që vendi ynë ka ushtri. Tash e 20 vjet në liri nuk i vizitove pikat kufitare me Serbinë. Kurrë nuk e ke njohur as shtetin dhe as simbolet e tij. Përkundrazi, ato i dogje në shesh dhe institucionet i sulmove me molotovë dhe minahedhës. Gjithmonë shtetin e Kosovës e ke përqeshur dhe përbuzur. Tani sërish bën thirrje për gjakderdhje dhe vëllavrasje! Si kryeministër i njohe vendimet dhe autoritetin e Serbisë në veri të Kosovës, duke e rikthyer Serbinë në hapësirat e territorit të Kosovës. E refuzove propozimin e të gjithë liderëve shqiptarë për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës. Në anën tjetër, e pranove dhe po e zbaton atë të Serbisë edhe në territorin tonë. Me pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia, ti relativizove krimet e Serbisë në Kosovë. Albin, gjithnjë ke me mbet i njëjtë – argat në detyrë i Serbisë në Kosovë! KG

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.