×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Kosova kërkon përkrahje të shtuar nga BE-ja për integrimin euroatlantik

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të përfundimit të kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Hungaria.

    Në fjalën e saj para të pranishmëve, zëvendësministrja Gashi e falënderoi ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Béla Bozsik, për bashkëpunimin e treguar me institucionet tona dhe e përgëzoi për angazhimin që Hungaria ka treguar gjatë kryesimit të Presidencës në Bashkimin Evropian.

    Duke reflektuar mbi angazhimin e Presidencës Hungareze të BE-së, zëvendësministrja Gashi vuri në pah se kjo periudhë ka përkuar me një kohë të trazuar për Bashkimin Evropian, e cila u karakterizua nga sfida të shumta gjeopolitike, duke përfshirë luftën në Ukrainë, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si dhe çështje të tjera, si migrimi i paligjshëm dhe konkurrenca ekonomike. Në këtë kontekst, zëvendësministrja Gashi tha se Presidenca Hungareze ka shënuar suksese të rëndësishme, duke përfshirë miratimin e paketës së 15-të të sanksioneve për Ukrainën dhe anëtarësimin historik të Rumanisë dhe të Bullgarisë në Zonën Schengen.

    “Një nga arritjet e rëndësishme për Kosovën gjatë kësaj periudhe ishte miratimi i programeve të reformave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, në kuadër të Programit të Reformës dhe Rritjes. Ky vendim hapi rrugën për një paketë ndihme prej 6 miliardë eurosh, duke përforcuar përkushtimin e BE-së ndaj këtij rajoni”, tha zëvendësministrja Gashi.

    Gjithashtu, zëvendësministrja Gashi e vlerësoi Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ku Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, zhvilloi takime me liderë të rëndësishëm të BE-së, duke përfshirë kryeministrin hungarez, Viktor Orbán. Në këtë samit u theksua nevoja për t’i hequr masat e padrejta ndaj Kosovës dhe për ta avancuar aplikimin e saj për statusin e kandidatit në BE.

    Megjithatë, znj. Gashi theksoi zhgënjimin për mungesën e progresit në heqjen e plotë të masave të padrejta dhe për mosnisjen e procesit formal për statusin e kandidatit të Kosovës. Ajo shprehu shqetësimin se BE-ja vazhdon ta lidhë integrimin e Kosovës me dialogun me Serbinë, duke i dëmtuar aspiratat e qytetarëve të saj.

    “Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në BE është e panegociueshme. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për t ‘i përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet e kërkuara. Presim që Presidenca Polake e BE-së ta avancojë procesin e zgjerimit dhe të sigurojë një qasje të drejtë dhe të paanshme ndaj Kosovës”, përfundoi Gashi.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati i AAK-së dhe partnerëve të koalicionit për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur një fjalim nga tubimi që koalicioni e ka pasur...
    Lajme14 Janar 2025
    Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William  Walker, e ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si...
    Kronika14 Janar 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tre automjete. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Të mërkurën (nesër) do të rinis dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, por kësaj radhe me një takim të parë të...
    Lajme14 Janar 2025
    Në një familja kaçanikase ku po diskutonte në odë, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, shprehu dyshime e rezerva rreth asaj nëse i...
    Vip14 Janar 2025
    Sara ka ngacmuar Drilonin i cili po shijonte pishinën në oborrin e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova...
    Lajme14 Janar 2025
    KFOR-i thotë se patrullimet e rregullta dhe angazhimet me përfaqësues të komuniteteve lokale në Kosovë janë për parandalimin e tensioneve dhe dhunën...
    Lajme14 Janar 2025
    Pas ndërprerjes së mësimit për shkak të kushteve të këqija atmosferike, procesi mësimor do të rifillojë nesër në të gjitha shkollat e...
    Lajme14 Janar 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Ambasadorin William Walker. E para e shtetit e falënderoi Walkerin për kontributin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.