Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës , Arben Gashi në seancën e sotme plenare i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti se me privatizime është marr edhe u.d. e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“Unë e kuptojë që procesi i privatizimit ka ndodhur tash e disa dekada por besoj që ju është dashur që të konsultoheni me shefen e Grupit Parlamentar tuaj që ka rol në këtë proces. Ju nuk po na tregoni se për cilin koncept jeni. Po më intereson a jeni për liberalizim të tregut apo për sistemin e rregulluar nga Qeveria. Tash jeni qeveri dhe të paktën këtë e dini tash”, ka thënë ai.
Kjo deklaratë e Gashit ardhur pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se gjendja e privatizimit në Kosovë, nuk ka ardhur tani por është me dekada./Front Online/