Avokati i OVL-së, Tom Gashi në Kanal 10 ka thënë se emrat e dëshmitarëve nuk është dashur të publikohen .
Ai në këtë mënyrë ka lënë të nënkuptohet se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar për publikim të emrave të dëshmitarëve.
“Emrat e dëshmitarëve s’është dashur të publikohen. Unë jam i angazhuar nga 17 shtatori. S’i tutem edhe s’e pranoj këtë ftesë nga Gjykata Speciale. Ajo është anti-kombëtare. Unë i ka kam këshilluar në çështjet juridike”, ka thënë ai, kur është pyetur për arrestimin e tyre.
Gucati e Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator dhe ndaj tyre ka filluar procedura gjyqësorë.