×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi flet për ‘Shtëpinë e Verdhë’: U njollos i gjithë kombi shqiptar, edhe shqiptarët e Kosovës

    FrontOnline
    10 Mars 2021

    Avokati Tomë Gashi ka folur pasi ka marrë autorizimin e pronarit të të ashtuqajturës “Shtëpia e Verdhë” Mersin Katuçi, për të përgatitur kallëzim penal si dhe padi civile kundër senatorit zviceran Dick Marty.

    Gashi në emisionin “DPT te Fidani” në T7 thotë se në këtë shtëpi kanë jetuar 20 anëtarë të familjes Katuçi, mirëpo pas presionit që iu bë kësaj familjeje për 15 vjet, pjesa më e madhe e familjes u detyruan të shpërngulen jashtë Shqipërisë.

    Ai thotë se në këtë shtëpi jetojnë vetëm dy kryefamiljarët, pasi anëtarëve të tjerë iu bë e pamundshme jetesa në atë shtëpi.

    Kryefamiljarët Katuçi

    Gashi tha se Dick Marty e mashtroi dhe e vuri në lajthim Këshillin e Evropës duke pretenduar se pjesëtarë të UÇK-se gjatë luftës dhe pas përfundimit të luftës, në shtëpinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civilë, shqiptarë, serbë, romë, në mënyrë të kundërligjshme, i kishin torturuar, i kishin vrarë, dhe u kishin hequr organet trupore për trafikim ndërkombëtar.

    Ai thotë se pas kësaj, u njollos i gjithë kombi shqiptar, po ashtu edhe shqiptarët e Kosovës.

    “Shteti shqiptar s’ka bo kurgjo hiq, qashtu qysh s’ka bo as shteti i Kosovës”, tha Gashi.

    Ai thotë se familja Katuçi mendon se në këtë rast ka pasur ndikim ish-kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë, Sali Berisha.

    “Sipas familjes Katuçi mendojnë që këtu ka pasur ndikim Sali Berisha, pasi sipas tyre ka ndodhur në kohën kur ka qenë Sali Berisha në pushtet”, tha Gashi.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër do të mbajë një tubim në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas ndeshjes Rumani-Kosovë është shprehur se lojtarët e Kosovës treguan zemër e shpirt në këtë ndeshje. Ai...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku në një prononcim për “Front Online” thotë se premtimi i VV’së për padinë ndaj...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia ka ndaluar në Bërnjak një furgon me targa serbe, që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë dhe me atë automjet...
    Lajme16 Nëntor 2024
    55 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. 26 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë ‘Kurti’. '’Ne kemi menduar që premtimet e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Korça është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një shtresë e borës. Gjatë natës qyteti është përfshirë nga reshje bore, ndërka në zonat...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur. Për rastin e të miturës policia thotë se është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.